Vasfije Krasniqi: 14 prilli ka përcaktuar fatin tim, Serbia do të mbahet përgjegjëse për krimet e kryera

14 prilli, shënon Ditën e të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në të njëjtën ditë, në vitin 1999, është dhunuar një nga viktimat, tani deputete e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi, e cila u rrëfye për herë të parë publikisht për krimin ndaj saj. Po ashtu, në muajin prill gjatë luftës janë shënuar më së shumti viktima të kategorisë së tillë.

Vasfije Krasniqi-Goodman thotë se 14 prilli ka përcaktuar fatin e saj dhe një gjë është e sigurt që Serbia do të mbahet përgjegjëse për krimet që ka kryer.

“Bota ka për të dëgjuar atë që ka ndodhur me djemtë e vajzat, me burrat dhe gratë gjatë viteve 1998-99 dhe një gjë është e sigurt se Serbia do të mbahet përgjegjëse për krimet që ka kryer! Është 14 prilli që ka përcaktuar fatin tim, e unë kurrë nuk do të harroj zotimin tim për drejtësi,” ka shkruar Krasniqi-Goodman.

Go to TOP