Vrau nënën në Pejë, dënohet me 25 vjet burgim

I akuzuari për vrasjen e nënën së tij, U.H është dënuar me 25 vjet burgim.

“Gjykata i ka shqiptuar dënim me kohëzgjatje prej 25 viteve, dhe i është caktuar masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në ndalim“, tha zëdhënsja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti

Sipas aktakuzës, i akuzuari më 14 prill 2023, në shtëpinë e tij në Pejë, ka privuar nga jeta në mënyrë mizore nënën e tij, viktimën H.H, në rrethanat e përgjegjësisë së zvogëluar mendore në shkallë esenciale.

Go to TOP