“Vrasje në tentativë“, theret me thikë një i mitur në Obiliq

Mbrëmjen e së enjtes një person është therur me thikë, në rrugën “Rasim Hashani“ në Obiliq.

Rastin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës, derisa sipas njoftimit një person i mitur ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas Policisë rrahja ka ndodhur mes disa personave, ku organet e rendit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë dëshminë e një dëshmitari të rastit, i cili ka qenë prezent kur ka ndodhur ngjarja.

Ndryshe, sipas informacioneve viktima është duke u trajtuar në QKUK.

Me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Vrasje në tentativë’ dhe ‘Pjesëmarrje në rrahje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do të merren posa të kapen të dyshuarit.

Ndërkaq, një nga të dyshuarit është intervistuar nga Policia përderisa të dyshuarit e tjerë ende nuk janë arrestuar.

Go to TOP