Vrasja në Mitrovicë, prokuroria njofton se kanë arrestuar të dyshuarin
Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka konfirmuar se rasti i therjes me thikë të mërkurën në mbrëmje në lagjen e Romëve trajtohet si vrasje e rëndë.
“Si pasojë e plagëve të marra në fyt nga një armë e ftohtë – thikë, një person i gjinisë mashkullore ka humbur jetën, ndërsa është plagosur edhe vëllai i tij,” tha Prokuroria.
Viktimat janë vëllezërit Erduan dhe Shaban Ibrahimi. I dyshuari me inicialet A.S. është arrestuar të enjten në mëngjes.
