Vrasja në Llapashticë, i dyshuari ende në arrati

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Llapashticë të Podujevës.

Atje, u vra 44 vjeçari Bashkim Spahiu.

Ende nuk dihet motivi i këtij rasti që tronditi vendin.

I dyshuari Arbër Havolli, edhe pas dy ditësh nga kjo ngjarje është ende në arrati.

Klankosova.tv mëson se organet e rendit po punojnë intensivisht për ta vënë në pranga 32 vjeçarin.

Më herët Klan Kosova, kishte raportuar se Havolli e qëlloi 10 herë Spahiun.

Ky i fundit u varros dje në fshatin Gllamnik të Podujevës.


Go to TOP