Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli dhe të tjerët paraqiten në gjykatë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor për të akuzuarit për vrajsen e Liridona Ademajt: Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Me duar të lidhura janë sjellë në Gjykaten Themelore të akuzuarit për vrajsen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla. Kurse, nga pala e dëmtuar- Leonard Ademaj me avokatin Leotrim Sylaj.

Avokati Sylaj kërkoi që në seancë të jetë i pranishëm edhe dëshmitari Hajdar Ademaj derisa të jepet fjala hyrëse, por kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Fatime Dermaku nuk lejoi.

Në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, Granit Plava nuk u deklarua rreth fajësisë, kurse Kushtrim Kokalla tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen. Ndërsa, fajtor u deklarua i akuzuari Tom Dodaj.

Ky i fundit, pasi pranoi fajësinë u dënua me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.


Go to TOP