Vota e juaj është përcaktuese

Shkruan: Florian DUShI

Jemi më pak se 48 orë para ditës së zgjedhjeve, përkatësisht, raundit të dytë të zgjedhjeve.

Në këtë ditë, kur në shprehje vjen vullneti e përcaktimi ynë i lirë, është tejet e rëndësishme që ne të sillemi si votues të mirëfilltë, të cilët analizojnë, vlerësojnë dhe pastaj votojnë.

Pra, përcaktimi ynë, vota, duhet të jetë rezultat i vlerësimit dhe vullnetit të lirë, e jo produkt i inateve të sponsoruara nga parti politike që mbijetojnë e zhvillohen mbi këto elemente, e as produkt i sjelljeve tona prej tifozësh, ndryshe, pasojat do t’i bartim prapë ne, të gjithë bashkë.

Prandaj në ditën e zgjedhjeve, vishuni bukur e dilni votoni, siç thoshte Presidenti historik, Ibrahim Rugova, si qytetarë të përgjegjshëm e të ndershëm të këtij vendi që historikisht e keni dëshmuar dashurinë tuaj për këtë vend të bekuar, duke u sjellë gjithmonë me pjekuri e maturi me qëllim të zhvillimit e avancimit të Kosovës sonë të dashur.

Votoni më të mirët, të dëshmuar si të tillë ✌

Go to TOP