Vodhën stoli ari në vlerë prej 10 mijë euro, arrestohen dy të dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar për përfshirje në një rast vjedhje që ka ndodhur në Gjakovë.

“Pas një hetimi të gjerë dhe intensiv nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjakovë, ku janë siguruar informata dhe janë analizuar shumë prova është arritur të identifikohen dhe arrestohen dy të dyshuar”, ka njoftuar Policia.

 I dyshuari me inicialet V. A. i moshës së mitur, është arrestuar mbi dyshimin e arsyeshëm se kishte kryer veprën penale vjedhje e rëndë, ndërsa i dyshuari tjetër me inicialet Q. L i moshës madhore është arrestuar mbi dyshimin e ofrimit të ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale të vjedhjes së raportuar.

Me vendimi të Prokurorit të dyshuarit janë ndalur në mbajtje, ndërsa rasti është ricilësuar “Vjedhje e rëndë” dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”. /Kosova.info/

Go to TOP