Vodhën nxehëse elektrike në një shkollë në Klinë, arrestohen katër persona

Stacioni Policor në Klinë gjatë ditës së djeshme është informuar nga ankuesi, se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shkollën fillore “Nëna Terezë” në fshatin Budisalc-Klinë, të cilët kishin vjedhur pesë nxehëse elektrike.

Hetuesit e Stacionit Policor në Klinë, pas një pune operativo-hetimore, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë, katër persona të dyshuar, tre prej tyre të mitur.

“Të dyshuarit janë intervistuar, në prezencën e avokatit, prindërve dhe punëtorit social.Të njëjtit e kanë pranuar se e kanë kryer veprën, ndërsa sendet e vjedhura i janë kthyer përfaqësuesit të shkollës”, thuhet në njoftimin për media.

Njëashtu është thënë se pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti shkon në procedurë te rregullt.

Go to TOP