Vodhën gjësende të shumta, arrestohen katër persona të dyshimtë në Deçan

Policia e Kosovës bënë të ditur se janë arrestuar katër persona të dyshimtë në Deçan për vepra të ndryshme penale të raportuara qe nga data 17 tetor.

“Arrestohen katër persona tё dyshuar për veprat penale “vjedhje nё tentativё”, “ vjedhje” dhe “ Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve tё pёrfituara me kryerjen e veprёs penale”. Pas intervistimit tё dyshuarve me vendim tё prokurorit tё shtetit dy (2) tё dyshuarit pёr veprёn penale “vjedhje” janё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё, ndёrsa dy (2) tё dyshuarit pёr veprёn penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve tё pёrfituara me kryerjen e veprёs penale”, janё liruar nё procedurë të rregullt.”, thuhet në komunikatën nga policia.

Policia e Kosovës njofton se janë sekuestruar dy gjenerator, katër copё goma tё veturave dhe një mjet pёr larjen e veturave. Po ashtu, bëhet e ditur se tё njëjtat do tu kthehen pronarëve legjitim pas përfundimit tё proceduarve ligjore.

Go to TOP