Vladimir Putin apo Zelensky? “The Times”: Kush do ta fitojë luftën në Ukrainë?! SHBA dhe aleatët e saj e dinë se…

The Times në një artikull të publikuar për luftën në Ukrainë shkruan se SHBA dhe aleatët e dinë se kundërofensiva e Kievit nuk ka gjasa të shtypë Rusinë, por megjithatë shpresojnë që do t’i shkaktojnë një tronditje të fortë ushtarake,.

Kundërofensiva e shumëpërfolur e Ukrainës tashmë ka filluar. Javën e kaluar politikanët dhe analistët pranë Presidentit Putin kërcënuan dhe thanë se Moska mund të shkatërrojë internetin e Evropës duke prerë kabllot nënujore.

NATO është gjithashtu në një situatë të vështirë. Sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg, ka deklaruar vazhdimisht se e ardhmja e Ukrainës qëndron në aleancën ushtarake.

Fluturimet nëpër Evropë po ridrejtohen për shkak të manovrave më të mëdha ajrore të aleancës ushtarake, të kryera këtë muaj mbi Gjermani, Danimarkë dhe Holandë.

Nga Uashingtoni në Pekin, politikëbërësit e dinë se ai përfaqëson një moment vendimtar jo vetëm në luftën ruso-ukrainase, por në politikën botërore.

Rezultati ka të ngjarë të përcaktojë të ardhmen për dekada. As rusët , as ukrainasit dhe mbështetësit e tyre perëndimorë nuk po e përballojnë ofensivën me dhe pasiguria është shtuar tek të gjithë.

Ka shumë “të panjohura” në fushën e betejës. Me fjalë të thjeshta, nuk e dimë se kush do të fitojë.

Megjithatë, ka katër rezultate të mundshme: një fitore vendimtare për Ukrainën; një fitore vendimtare për Rusinë; një ngërç që mund të shpërthejë në mënyrë dramatike në çdo kohë, por gjithashtu mund të çojë në negociata; ose një përshkallëzim; kjo mund të nënkuptojë që Rusia të vendosë armë bërthamore në fushëbetejë dhe një përfshirje gjithnjë e më të thellë të NATO-s në konflikt, makthi më i keq i Presidentit Biden.

Nëse Ukraina fiton, Putini nuk ka gjasa të mbijetojë, duke u përfshirë në kaos në Rusi dhe ndoshta një varg luftërash civile në një vend që posedon më shumë armë bërthamore se çdo vend tjetër.

Një fitore për Rusinë do të përfaqësonte jo vetëm një fatkeqësi për Ukrainën, por një pengesë masive për Perëndimin.

Evropa do të duhej të jetonte me një fuqi ushtarake agresive të paparashikueshme në pragun e saj. Kina, aleati më i rëndësishëm i Rusisë, do të forcohej nga një fitore ruse.

Ndaj situata tensionohet në Evropë dhe SHBA, ndërsa mbështetësit ndërkombëtarë të Kievit presin prova se ushtria ukrainase mund ta kthejë mbështetjen e konsiderueshme që ka marrë nga NATO në përfitime reale.

Go to TOP