Vjosa Osmani falënderon Presidentin Trump për urimin e Ditës së Pavarësisë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar ish-Presidentin amerikan, Donald Trump, për urimin e përzemërt që i dërgoi popullit të Kosovës në prag të Ditës së Pavarësisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Osmani thekson se mbështetja e palëkundur e Presidentit Trump për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës është e çmuar.
Ajo shton se Kosova do të qëndrojë gjithnjë krah aleatit të saj strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke punuar për paqe, stabilitet dhe një botë më të sigurt. /Kosova.info/
Prev Post
Hetohet vdekja e një burri në Istog
