Vjen reagimi i parë i Sergio Ramos pas eliminimit të Spanjës

Kapiteni legjendar i Spanjës, Sergio Ramos, nuk u ftua nga trajneri Luis Enrique për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Spanja u eleminua në 1/8 e finales nga Maroku pas penaltive, me rezultat 3-0.

Nuk vonoi shumë kur Ramos reagoi përmes një mesazhi në rrjetet sociale të tij duke e mbështetur ekipin e tij kombëtar.

“Sot, më shumë se kurrë, jam krenar për flamurin tonë. Jam krenar për vendin tonë dhe krenar për skuadrën tonë. Spanja nuk humbet, Spanja mëson. Spanja rrëzohet, pengohet por arrin të ngrihet dhe vazhdon të luftojë. Do të rikthehemi dhe do të jemi më të fortë. Forca Spanja”, shkroi Sergio Ramos.

Ndryshe, loja e fundit që Sergio Ramos luajti me Spanjën ishte përballë Kombëtarës së Kosovës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Go to TOP