“Vjedhje masive të votave”, “Protesta” – Sheholli tregon çka po planifikon opozita serbe për partinë e Vuçiqit

Fatmir Sheholli nga Instituti për afirmimin e marrëdhënie ndëretnike thotë se opozita në Serbi nuk po i pranon zgjedhjet pasi sipas tyre ka vjedhje masive të votave.

Sheholli në një prononcim për GazetaBlic thotë se flitet që 40 mijë letërnjoftime janë lëshuar brenda një jave për kinse banorë të Beogradit.

“Nga vëzhguesit e Institutit për Afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike që i kemi patur në Serbi, kemi informacione që opozita atje nuk po i pranon zgjedhjet duke argumentuar vjedhje masive të partisë së Vuçiqit”, tha Sheholli.

“Sipas informacioneve që posedojmë flitet se 40 mijë leternjoftime janë lëshuar brenda një jave për kinse banor të Beogradit”, shtoi ai.

Sheholli thotë se opozita atje do t’i ftojë qytetarët për protesta në Beograd.

“Opozita në Beograd ka evidentuar këtë fakt dhe paralajmërimet janë që opozita serbe do t’i ftojë qytetarët për protesta në Beograd”, tha Sheholli për GazetaBlic.

Go to TOP