Vizita e Osmanit në Bruksel, pamje para takimit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ndodhet në Bruksel për takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Osmani në një deklaratë për media tha se ytetarët kanë nevojë për një mesazh unik nga Bashkimi Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave.

“Ne natyrisht shpresojmë por nuk dua të jap pritshmëri pasi kjo çështje nuk është në duart tona më. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizmin e vizave katër vite më parë… ne i jemi përgjigjur të gjitha shqetësimeve të vendeve anëtare. Tash është koha që shtetet anëtare të mbështesin këtë proces sepse është padrejtësi e madhe për qytetarët e Kosovës”, tha presidentja.

Osmani sot është takuar edhe me presidentin e Francës, Emmanul Macron.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – Foto / European Union

Go to TOP