“Vizioni nuk është draft”: Abbott dhe Rohde kërkojnë nga Kosova draft-statut për Asociacionin

Britania e Madhe dhe Gjermania po kërkojnë që Kosova të bëjë një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Britaniku Abbott dhe gjermani Rohde, thonë se vizioni i kryeministrit Kurti duhet të bëhet draft-statut i Asociacionit.

Dy ambasadorët e këtyre dy vendve kanë thënë se vizioni që ishte paraqitur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takimin e 2 majit në Bruksel, nuk është draft, por duhet të jetë draft-statut.

“Vizioni s’është draft”

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se vizioni i Kurtit nuk është draft dhe se Kosova shumë shpejt duhet hartojë një draft.

Rohde pas takimit që pati të martën me Komisioni për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se përpilimi i një drafti është obligim i Kosovës.

Kjo është një përgjigje e lehtë, mendoj se drafti më i mirë mund të përgatitet nga Kosova për Kosovën, dhe vizioni nuk është draft, kështu që na duhet një draft nga Kosova, shumë shpejt, për të parë se çfarë idesh konkrete kanë për Asociacionin, dhe ky mendoj se është obligim i Kosovës, që ta çojë procesin përpara.” – ka thënë ambasadori i Gjermanisë në Kosovë.

Ndërkohë, ditë më parë edhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se është koha që Kosova të prezantojë formalisht një draft-statut duke u bazuar në vizionin e Kurtit për Asociacionin.

Në këtë javë do të ketë shumë vizitorë të rëndësishëm në Prishtinë, përfshirë drejtorin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor. Aleatët e Kosovës duan që të shohin përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Prandaj, tani është koha që Kosova të propozojë formalisht një draft-statut për një asociacion të komunave me shumicë serbe, duke e shfrytëzuar si themel vizionin e vendosur nga kryeministri javën e kaluar, në vijë me kriteret e përcaktuara nga BE-ja.” – ka shkruar Abbott në Facebook.

Osmani dhe Kurti

Ndërkaq, pala kosovare ka thënë se Asociacioni nuk duhet të jetë i pari në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, të dy të martën kanë reaguar ndaj zyrtarëve të BE-së që kërkuan që Asociacioni të jetë i pari për zbatim

Presidentja Osmani ka kërkuar që neni 7 mos të jetë prioritet i marrëveshjes apo parakusht për zbatimin e saj.

…e jo të kërkojnë nga Kosova që të bëjë diçka që fare nuk është në marrëveshje. Në mënyrë më specifike, ajo që po i referohem ka të bëjë me kërkesat, që një nen i caktuar i marrëveshjes të jetë prioritet, apo parakusht për zbatimin e neneve të tjera. Ne nuk jemi pajtuar për një gjë të tillë. Prandaj, intepretime të tjera e zhvleftësojnë procesin dhe marrëveshjen.” – deklaroi ajo.

Edhe kryeministri i Kosovës ka kërkuar që të respektohet e gjithë marrëveshja dhe jo veç neni 7.

Nuk e përmban neni 7 marrëveshjen, po marrëveshja e përmban nenin 7.” – ka thënë Kurti.

Më tej, kryeministri Kurti fillimisht tha se krejt përqëndrimi, është vendosur te neni 7.

Ne jemi të interesuar për zbatim të plotë, të menjëhershëm të marrëveshjes pra pa kushte, dhe pa vonesa. Ajo dëshiron që ne të përqëndrohemi vetëm te neni 7, ky është pjesë e marrëveshjes, por marrëveshja nuk është vetëm neni shtatë.” – u shpreh ai.

Kujtojmë se të hënën më 15 maj, pati një takimi në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve.

kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislim bëri të ditur se në takim më kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq nën ndërmjetësmin e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak u diskutua për zbatimi e marrëveshjes dhe Asociacioni.

Go to TOP