VIDEO Skandaloze/ Arrestohet pa arsye nënë me fëmijë në krahë në Kaçanik!

Në fshatin Kaçanik i Vjetër ka ndodhur një padrejtësi ndaj një familjeje që sipas tyre janë diskriminuar në vazhdimësi nga Komuna e Kaçanikut dhe për këtë thonë se kanë fakte që do t’i paraqesin në gjykatë (video, foto , dokumente, etj.)


Epo, mbrëmjen e 1 nëntorit ngjarja ka ndodhur me fillimin e asfaltimit të rrugës ku ata banojnë, në rrugën “Cen Loku”, pasi asfaltimi është dashur të bëhej vetëm deri në 50 m larg shtëpisë së tyre dhe shihet se për disa banorë të tjerë të asaj lagjeje është ofruar asfalti deri në garazhet e tyre, sipas familjarëve kjo ka qenë e padrejtë dhe kanë nisur një protestë paqësore. Në vazhdim policia e Kosovës ka arrestuar kryefamiljarin e asaj shtëpie që kishte në krahë mbesën, për ta dërguar me dhunë në stacion, gjendja e te arrestuarit rrugës përkeqësohet dhe dërgohet në emergjencë në Ferizaj. Pas gjithë atij keqtrajtimi, policia tha se nuk ka nevojë për deklaratën e saj!


Ndërsa zëdhënsi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë për Kosova Info , se Policia e stacionit në Kacanik me datë 01.11.2023 rreth ores 16:40 ka pranuar një informatë se një zyrtar komunal per gjeodezi, derisa ishte duke kontrolluar punimet e asfaltimit në rrugën e fshatit Kaçanik i Vjeter , është kanosur dhe njëkohësisht është penguar nga personi RR. E(M/K) i moshës 53 vjeçar , ka thënë zëdhënsi i policisë për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli, per kosova info. I njëjti është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është për procedurë të rregullt. Rasti është cilësuar kanosje./ Kosova.info

VIDEO

Go to TOP