VIDEO/ Sherri te Juve-Inter, momenti kur Cuadrado godet Handanovic me grusht

Fundi i ndeshjes Juventus-Inter (1-1) solli tension, përplasje dhe grushte.

Një sherr nisi mes lojtarëve në fundin e gjysmëfinales së parë të Kupës së Italisë.

Romelu Lukaku barazoi takimi me penallti dhe Festa e belgut nuk u prit aspak mirë nga bardhezinjtë.

Juan Cuadrado, autori i golit për skuadrën e Max Allegrit, reagoi ndaj Lukakut dhe portierit Samir Handanovic. Të tre lojtarët u ndëshkuan me kartonë të kuq.

Kolumbiani goditi me grusht portierin e Interit, siç dallohet në videon e mëposhtme.

https://youtu.be/poLKbSFKD9g
Go to TOP