VIDEO/ Mourinho futet në fushë dhe kërkon karton të kuq në një ndeshje miqësore

Trajneri portugez Jose Mourinho u fut në fushë duke kërkuar një karton të kuq pas një faulli të rëndë që ndodhi në ndeshjen mes Romës dhe Sunderlandit.

Përkatësisht, në një aksion, Luke O’Nien ka bërë faull të rëndë mbi mbrojtësin, Roger Ibanez, gjë që ka zemëruar shumë Mourinhon dhe ndihmësit e tij, të cilët më pas kanë dalë në fushë.

Mourinho fillimisht shkoi për të parë nëse Ibanez ishte i lënduar rëndë dhe më pas i kërkoi arbitrit që të përjashtonte O’Nien nga kjo lojë sepse faullet e tilla janë të papranueshme në ndeshjet miqësore. Mirëpo, lojtari i Sunderlandit ka marrë vetëm një karton të verdhë, por ka mbetur në dhomën e zhveshjes në pjesën e parë për shkak se trajneri i klubit anglez ka vendosur ta nxjerrë nga loja.

“Luke ishte fatkeq. Ai shkoi me kokë dhe goditi një kundërshtar me krahun e tij, gjë që nuk e mendova se ishte e qëllimshme. Mendova se ishte paksa një reagim i tepruar. Megjithatë, arbitri më informoi se nëse nuk do ta largonim nga fusha, ai do të përjashtohej, “tha trajneri i Sunderland, Alex Neil në këtë kohë dramatike ndërprerjeje.

Meqë ra fjala, skuadra italiane fitoi me rezultat 2-0. Në një ndeshje që pati 15 ndryshime, Romës iu deshën 75 minuta për të kaluar në avantazh, me Felix Afena-Gyna.

Sulmuesi i kërkuar Nicolo Zaniolo shënoi golin e fundit pesë minuta më vonë dhe vlen të theksohet se ish-ylli i Chelseat, Tammy Abraham nuk doli në fushë.

Go to TOP