Rrokulliset vetura në rrugën Prishtinë-Ferizaj, katër të lënduar

 Katër persona kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur të martën rreth orës 12:40, në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të lënduarit kanë marr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 12:40, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Ferizaj. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Tutje ajo bëri të ditur se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.


Go to TOP