Vetura me targa zvicërane këput tre drunj dhe përplaset për muri në Prishtinë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 1 e 20 minuta të mërkurën pas mesnate në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë.

Një veturë me targa zvicerane e cila po vinte në anën e rrugës që sjellë nga konviktet për te objekti i Parlamentit të Kosovës, në momentin kur ka arritur mbrapa Teatrit Kombëtar ka devijuar duke dalur në anën tjetër të rrugës dhe ka vazhduar në trotuar duke këputur tre drunj. Më pas sërish është kthyer në anën tjetër të rrugës dhe është përplasur në murin e objektit të restorantit Che Afrodita.

Dëshmitarët që kanë rastisur në rrugë në momentin e aksidentit, i kanë thënë Gazetës Online Reporteri.net, se vetura ka ardhur me shpejtësi të madhe të përplaset fillimisht me drunjtë e më pas në muri.

Personat që kanë qenë në veturë, sipas dëshmitarëve nuk kanë marrë lëndime të rënda, pasi kanë arritur vetë të dalin nga vetura, edhe pse automjeti është dëmtuar rënd.

Në vendngjarje, sipas fotove që ka siguruar gazeta, shihet të kenë dalë edhe ekipet emergjente, përveç atyre të policisë.

Go to TOP