Vetura godet një këmbësor në Lipjan

Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën “Dëshmorët e Kleçkës” në Lipjan.

Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00.

“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjetit me ngasës mashkull kosovar dhe një këmbësori të mitur mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më tej, në njoftim thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

Go to TOP