Vetëvritet një femër në Malishevë, Policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se një femër ka bërë vetëvrasje në Malishevë.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 12:31 në Malishevë, dhe rasti në Polici është iniciuar “ hetim i vdekjes”.
“Është raportuar se viktima femër kosovare dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes kanë dal në njësit relevante dhe ekipi mjekësor ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës” thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
