Veterinerët e Kosovës zgjodhën organet e reja

Është mbajtur sot kuvendi i Oda e Veterinerëve e Kosovës, ku janë zgjedhur, kryetari, nënkryetari dhe anëtarët e kryesisë.

Me shumicë votash besimin për të udhëhequr me OVK-në, e mori Xhevdet Krasniqi, ndërsa nënkryetar u zgjodh Hasan Limani.

“Zotohem para jush se, do të përpiqem që brenda këtij mandati OVK-në ta bëjmë me ligj”, tha Krasniqi, njëherësh duke falënderuar delegatët për besimin e dhënë.

Edhe kryetari i deritanishëm, Arben Sinani, uroi Xhevdetin për zgjedhjen dhe i premtoi mbështetje të parezervë. /Kosova.info/

Go to TOP