Veteranët e shënojnë Ditën e Flamurit me turneun e tyre tradicional

Të shtunën, në Palestrën e ShFMU “Tefik Çanga”, në Ferizaj është mbajtur turneu tradicional për veteranët e pingpongut në nderim të Ditës së Flamurit Kombëtar. Pjesëmarrës ishin mbi 60 lojtarë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. 

Garat u zhvilluan në kategoritë individuale sipas grup-moshave dhe në çifte. 

Çifti më i mirë doli çifti prizrenas i përbërë nga Eroll Boshnjaku dhe Erxhan Karabaxhaku, që në finale e mundën çiftin nga Prishtina Murat Kurtulush/Ilir Jaha. Vendin e tretë e ndanë Yll Maloku/Faton Hashani nga Ferizaji dhe kombinimi maqedono-kosovar Vili Angelov/Eroll Karabaxhaku. 

Më i miri në grup-moshën 40-49 doli Yll Maloku, para Alimemet Kaçanikut në vendin e dytë, kurse Jeton Azizi dhe Ercan Karabaxhaku e ndanë vendin e tretë.  

Murat Kurtulush, ishte më i miri në grup-moshën 50-59 vjeçe, para Eroll Boshnjakut në vendin e dytë dhe Ilir Jahës e Eroll Karabaxhakut në vendin e tretë. 

Në grup-moshën 60-64, Nehat Çitaku ishte më i mirë se maqedonët: Risto Temeljkov në vendin e dytë dhe File Matevski në të tretin. 

Kategoria me më së shumti pjesëmarrës ishte ajo në grup-moshën 65-69, ku i pari doli Musa Terniqi nga Durrësi, para Idriz Prestreshit në të dytin dhe Avni Jasharit e Hysni Haziraj në vendin e tretë. 

Në grup-moshën mbi 70 vjeçe, Vehbi Raqi doli i pari, para Jakup Bibajt në vendin e dytë dhe Bedri Hotit e Shaip Reqicës në të tretin. 

Fituesit e 3 vendeve të para u shpërblyen me mirënjohje e medalje. /Kosova.info/


Go to TOP