Veteranët e pingpongut manifestojnë Ditën e Flamurit
Në ShFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj nga ora 10:00 deri në 17:30, u organizua turneu i veteranëve “Dita e Flamurit”, me pjesëmarrje të 60 veteranëve nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.
Pas mirëseardhjes së të pranishmëve, filluan garat në fazën e grupeve sipas sistemit secili me secilin në 5 kategori, e ne secilin kategori kishte nga 4 grupe me nga 4 e 5 lojtarë. Kategoritë individuale ishin të ndara në grupmoshat: mbi 70, 65-69, 60-64, 50-59 dhe 40-49. Dy më të mirët e secilit grup vazhduan pastaj në skeletin kryesor në sistem eliminimi deri në shpalljen e më të mirëve në secilën kategori.
Po ashtu u zhvilluan edhe garat e çifteve ku nga 19 çifte të paraqitura më të mirët dolën Ercan Karabaxhak / Eroll Boshnjaku që në finale me rezultat të ngushtë 3:2 triumfuan ndaj çiftit Ilir Jaha / Murat Kurtollush
RADHITJA SIPAS KATEGORIVE:
Çiftet
- Ercan Karabacak / Eroll Boshnjaku
- Murat Kurtollush / Ilir Jaha
- Temelkov Risto / Jovanoski Petar
- Nehat Çitaku / Shasivar Veliu
Mbi 71
- Shaip Reqica
- Bedri Hoti
- Vehbi Raqi
- Faik Çitaku
65-70
- Petae Jovanovski
- Sheshivar Veliu
- Jakup Bibaj
- Angel Simovski
60-64
- Bobi Grkovski
- Risto Temelkov
- Remzi Shala
- Selami Latifaj
50-59
- Eroll Boshnjaku
- Nehat Çitaku
- Eroll Karabaxhaku
- Vili Angeov
40-49
- Murat Kurtollush
- Alimemhet Kaqaniku
- Ercan Karabacak
- Yll Maloku