Vetaksident në Novobërdë, humb jetën një 22 vjeçare

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën Novobërdë  – Gjilan, më saktësisht në fshatin Stanishor.

Në aksident e ka humbur jetën një 22 vjeçare, lajmin e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit.

“Ju njoftojmë se më datën 01.02.2022, rreth orës 13:24, kemi pranuar një informatë, se në rrugën Novobërdë – Gjilan, në fshatin Stanishor ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet dhe lëndime të rënda trupore. Sipas hetimeve të para në vendin e ngjarjes dyshohet se deri te vet aksidenti ka ardhur atëherë kur vetura, me tabela 06 ka qenë duke lëvizur në rrugën Novobërdë – Gjilan, në fshatin Stanishor, i njëjti ka qenë në veturë me katër anëtar të familjes, bashkëshorten dhe tre fëmijë, dhe dyshohet për shkak kushteve atmosferike i njëjti ka humb kontrollin mbi automjetin dhe rrokulliset duke rënë jashtë rrugës, me ç’rast ka humbur jetën viktima F.K.SH, rreth 22 vjeçare”,tha ai.

Hashani bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet relevante, dhe s në vendin e ngjarjes mjekët e kanë konfirmuar vdekjen e viktimës.

Tutje, ai tha se të lënduarit tjerë janë dërguar për ndihmë në spitalin rajonal në Gjilan

Go to TOP