Vesa Luma reagon e revoltuar pas performancës së Goran Bregovic në Korçë

Në rrjet pati shumë zëra për ta bojkotuar festën e birrës në Korçë për shkak të prezencës së këngatrit të njohur serb, Goran Bregovic.

Ai performoi përpara publikut një pjesë të mirë të këngëve nga repertori i tij.

Nonëse gjatë koncertit ndodhi edhe një incident pasi një i ri hodhi gaz lotsjellës mes turmës, sërish koncerti vazhdoi.

Rreth kësaj ngjarje ka reaguar edhe këngëtarja e njohur, Vesa Luma e cila përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se nuk e priste që organizatorët e koncertit të këmbëngulnin në ftesën e tyre ndaj Bregovic.

Ajo shkruan se shpresonte që organizatorët të lëkundeshin para letrës që shkruan familjarët e të zhdukurve në Kosovë për të bojkotuar Bregovicin.

Go to TOP