Vërshimet në Skenderaj, Malisheva ndihmon me pako ushqimore

Reshjet e mëdha të shiut që ranë të enjten në Kosovë, shkaktuan vërshime në disa komuna.

Ndër më të goditurat ishin Skenderaj e Mitrovica, qytetarëve iu shkatërrua një pjesë e pasurisë.

E për t’u rimëkëmbur iniciativa kanë marrë shumë njerëz, biznese e fondacione.

Në mesin e tyre ka edhe nga komuna e Malishevës.

Kryetari Ekrem Kastrati, dorëzoi pako ushqimore për familjet në nevojë në Skenderaj.

Kastrati u shpreh tejet i lumtur me këtë iniciativë.

“Jam tejet i lumtur me ekipen organizative dhe në përgjithësi me qytetarët dhe bizneset tona, që u bënë pjesë e këtij aksioni për të mbështetur familjet në fjalë, dhe urojmë që jo vetëm Skenderaj, por askush të mos jetë në të ardhmen i rrezikuar nga fatkeqësi të tilla natyrore”, tha Kastrati. /Kosova.info/

Go to TOP