Veprimi i ish-kryeministrit Hoti pas planit për atentat ndaj tij dhe kolegëve të LDK-së
Të mërkurën mbrëma u raportua për një plan atentati ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe deputetëve Armend Zemaj, Arben Gashi dhe Avdullah Hoti.
Ky i fundit, ndonëse nuk u deklarua lidhur me rastin, bëri një veprim tjetër.
Ish-kryeministri Hoti ndryshoi kopertinën në llogarinë e tij në Facebook. Kjo ndodhi rreth orës 11:24.
Aty mori një përkrahje nga simpatizuesit e LDK-së, pas krejt asaj që u tha nëpër media.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka marrë masat e nevojshme për kanosjen e zyrtarëve të lartë të partisë më të vjetër në vend.

