Koncerti në Prishtina Mall, Policia paralajmëron kolona në trafik: Këto janë rrugët që duhet të përdorni
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër, për shkak të një koncerti që do të mbahet në Prishtina Mall, do të zbatohen masa të veçanta për menaxhimin e trafikut.
Sipas njoftimit, kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit dhe shmangies së kolonave në trafik.
Policia u bën thirrje qytetarëve që udhëtojnë në relacionin Prishtinë–Shkup dhe anasjelltas që gjatë kësaj periudhe të përdorin Autostradën “Arbën Xhaferi”, për të shmangur vonesat dhe ngarkesën në rrugë.
Për pjesëmarrësit në koncert janë organizuar edhe autobusë falas të Trafikut Urban, të cilët do të qarkullojnë në relacionin Prishtinë–Prishtina Mall dhe anasjelltas
Prev Post
Nafta sot edhe më shtrenjtë
