Vëllaznimi triumfon në kryeqytet

Vëllaznimi shënoi fitore shumë të rëndësishme nën debutimin e trajnerit Jeronimo Sarin, duke mundur Sigal Prishtinën në kryeqytet me rezultat 85:101 (23:24, 15:26, 21:23, 26:28), në javën e shtatë të ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll.

Te vendasit më të mirët ishin Damiree Burns me 21 pikë e 14 kërcime dhe Daniel Lekdrenaj me 22 pikë, kurse te mysafirët më i miri ishte Trey Anderson me 22 pikë e gjashtë kërcime.

Sigal Prishtina ka katër fitore e tri humbje, derisa Vëllaznimi tri fitore e katër humbje.


Go to TOP