Vëllaznimi fiton ndaj Pejës

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll është hapur me fitoren e Vëllaznimit ndaj Pejës, me rezultat 73:65, në një ndeshje të balancuar që është zhvilluar në Gjakovë.

“Kuqezinjtë” kanë treguar forcë për ta përmbysur epërsinë fillestare të Pejës dhe për të siguruar suksesin në këtë përballje të parë të sezonit.

Peja e ka nisur më mirë ndeshjen duke fituar çerekun e parë me shifrat 17:13, por Vëllaznimi ka reaguar në çerekun e dytë. Me një paraqitje dominuese, vendasit e kanë fituar këtë dhjetëminutësh me 31:20, duke shkuar në pushim me një epërsi prej 7 pikësh, 44:37.

Në çerekun e tretë, Vëllaznimi e ka rritur diferencën në 12 pikë, duke e fituar periudhën me rezultatin 15:13. Edhe pse Peja ia ka dalë ta fitonjë çerekun e fundit me 15:14, kjo nuk ishte e mjaftueshme për të ndryshuar fatin e ndeshjes.

Jason Jitoboh ka qenë protagonist për Vëllaznimin, duke regjistruar 13 pikë dhe 13 kërcime, ndërsa Shizz Alston ka qenë më i miri në parket me 28 pikë. Për Pejën, Shahade ka dhënë një kontribut të rëndësishëm me 18 pikë dhe gjashtë kërcime, por nuk ia ka arritur ta ndalë fitoren e “kuqezinjve”.

Go to TOP