Vela: Policia e Serbisë ndaloi dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës në kufi
Shef i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Blerim Vela, ka thënë se javën e kaluar Policia e Serbisë ndaloi dhe intervistoi dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, teksa po kalonin transit në kufi.
Vela përmes një postimi në Twitter, ka thënë se kjo është dëshmi e veprimeve të paligjshme të Serbisë.
“Javën e kaluar, policia e Serbisë dhe BIA ndaluan/intervistuan dy pjestarë të Policisë së Kosovës në kufi, teksa po kalonin transit. Kjo është dëshmi e veprimeve të paligjshme të Serbisë që pengojnë lirinë e lëvizjes. Në vend që të bashkojë forcat me Kosovën për të luftuar krimin ndërkufitar, Serbia e bën të kundërtën,” ka shkruar Vela.
