Vdiq shkrimtari dhe studiuesi Nuhi Vinca

Shkrimtari, poeti dhe përkthyesi i njohur Nuhi Vinca ka vdekur të martën, më 9 korrik.

Nuhi Vinca ishte poet, shkrimtar dhe përkthyes nga Struga e Maqedonisë. Ai ka lindur në vitin 1932 në Veleshtë të Strugës. Shkollën fillore e përfundoi në vendin e lindjes dhe të mesmen në Shkup. Në vitin 1953 ai ka botuar të parën vjershë të tij që quhej “Lamtumirë shkollë”, e publikuar në revistën “Zani i rinisë”.

“Dallgë jugu”, “Vrulle lirike”, “Aty buzë liqenit”, “Те guri i kufirit”, “Trilogji lirike”, “Lulja e Parë”, “Këngë pune e pushimi”, “Një Ylber për ty”, “Legjenda e peshkatarit”, janë disa nga titujt e veprave të tij.

Nuhi Vinca ishte babai i aktores Ilire Vinca, e cila ka njoftuar për vdekjen e tij. Ajo, po ashtu ka njoftuar se mbledhja komemorative do të mbahet të enjten në Institutin Albanologjik.

“Varrimi në varrezat e Prishtinës (Arbëri) pas mbledhjes komemorative. Për orën ju njoftojmë ndërkohë”, ka shkruar ajo.

Go to TOP