Vdes njëri nga tre të plagosurit në Pejë

Ka vdekur njeri nga tre personat që u plagos në një incident me armë zjarri në qytetin e Pejës me 22 maj të këtij viti.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Njoftohet, se personi që humbi jetën është Jeton Berisha, babai që u plagos me dy djemtë. Jeton Berisha, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Të plagosurit për shkak të gjendjes së tyre të rënduar, ishin dërguar nga Spitali rajonal i Pejës në QKUK në Prishtinë.

Go to TOP