Vdes ish-pjesëtari i ushtrisë jugosllave Arif Ahmeti

Ka ndërruar jetë ish pjesëtari i ushtrisë jugosllave, Arif Ahmeti, këtë të premte në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ahmeti ka qenë një nga mbi 20 ushtarët shqiptar, i cili ishte pjesë e forcave ndërkombëtare të Organizatës se Kombeve të Bashkuara që u vendos në Egjipt në vitin 1967, pas luftës egjipto-izraelite.

Në fillim të viteve të 70-ta , ai emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka dhënë kontribut të çmuar në organizatat patriotike shqiptare, të cilat kishin si qëllim sensibilizimin e çështjes kombëtare shqiptare dhe themelimin e kushteve për çlirimin e Kosovës.

Varrimi i tij do të behet në Kosovë.

Go to TOP