Vdes gruaja që u aksidentua mbi një muaj më parë në Kllokot
Një grua ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), një muaj pas lëndimeve të rënda që kishte pësuar në një aksident trafiku që ndodhi më 12 prill 2025, në Kllokot.
Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 14:30, kur dy vetura civile ishin përplasur, duke shkaktuar lëndime te dy vozitësit meshkuj dhe një pasagjere femër. Pas trajtimit fillestar, njëri nga vozitësit ishte liruar, ndërsa pasagjerja dhe vozitësi tjetër ishin dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK.
Më 17 maj, nga QKUK kanë raportuar se pasagjerja ka vdekur.
Sipas Policisë, me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Po ashtu, i dyshuari për shkaktimin e aksidentit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
