Vdes gazetari Kajtaz Gecaj

Sot ka vdekur gazetari nga Skenderaj, Kajtaz Gecaj.

Sipas njoftimit të familjarëve të tij, Gecaj ka qenë duke u përballur me COVID-19.

Gecaj në vitet e 70-ta ishte mësues në fshatin Qirez të Skenderajt.

Ka punuar në gazetën Dita, Bota Sot dhe për disa vite rresht ka qenë gazetar në të përditshmen “Zëri”.

E së fundi ka hapur edhe një portal lokal.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar dje se 22 persona kanë vdekur nga koronavirusi.

Sipas raportit të saj ditor, në 24 orët e kaluara u regjistruan edhe 1,894 raste të të infektuarve.

Aktualisht, raste aktive në Kosovë janë 27,404.

Go to TOP