Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Procesi gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së, sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara pritet të vazhdoj edhe sot me paraqitjen e dëshmitarit të radhës.

Kurse dje diplomati austriak, Jan Kickert e ka përfunduar dëshminë e tij dyditëshe në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Për dy ditë dëshmitari është marrë në pyetje nga prokuroria, trupi gjykues e po ashtu edhe nga mbrojtja.

Gjatë seancës së djeshme, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III ka marrë disa vendime lidhur me dëshmitarët dhe provat që synon që të nxjerrë Zyra e Prokurorit të Specializuar në rastin ndaj Hashim Thacit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Vendimet  kanë dal si rrjedhojë e parashtrimeve në konferencën për ecurinë e çështjes gjyqësore të 27 majit 2024 në këtë rast.

Trupi gjykues, urdhëroi ZPS-në që palëve të i njoftojë në mënyrë të hollësishme për të gjitha masat që do i ndërmarrin për shkurtimin dhe përshpejtimin e paraqitjes së provave të veta. Gjithashtu, ai urdhëroi ZPS-në që të shqyrtojnë mundësinë që seancat përgatitor të kryhen edhe në distancë.

Charles Smith III, obligoi mbrojtjen që të bëjë njoftime brenda një ditë në rast se ka ndryshime të kohës për kundër pyetjet që i kanë parashikuar për dëshmitarët e po ashtu ZPS-ja duhet të ndërmarrë hapa të nevojshme që për aq sa është e mundshme të mos qojnë dëm asnjë ditë për të cilën kanë planifikuar që ta mbajnë në sallën e gjyqit.

Gjithashtu, ZPS-ja u obligua se në rast që del në përfundim se nuk do të thërras ndonjë dëshmitarë të caktuar, ta njoftojë menjëherë trupin gjykues dhe mbrojtjen. Kurse, për dëshmitarët e krimit, ai udhëzoi ZPS-në që të ketë parasysh që të dorëzojë dëshmitë e tyre në bazë të rregullës 153.

ZPS-ja u urdhërua që të jap një planifikim të hollësishëm se si planifikon t’i paraqes provat veta siç kishte planifikuar deri më 1 prill 2025.

“Ky plan duhet t’i jepet trupit gjykues në mënyrë ex parte dhe jo me vonë se 21 qershori 2024. Në këtë do të ketë informacion të hollësishme si në vijime; 1) dëshmitarët që planifikon t’i thërras ZPS-ja gjatë kësaj periudhe kohore dhe t’i ketë të rendit përkatës, 2) orët që mendon se do të i nevojiten për pyetje vetë prokurorisë, 3) Cilët dëshmitarë do të jenë sipas rregullës 153 dhe, 4) cilët do të jenë sipas rregullës 154, 5) Cilët dëshmitarë të mbetur do të  përdorën sipas rregullës 155 për periudhën e mbetur kohore, 6) çdo mocion jo gojor apo mocione të tjera që do të dorëzohen në këtë periudhë, 7) Cili prej këtyre dëshmitarëve do të jetë me video-lidhje dhe 8) të artikulojnë çdo faktor që mund të kenë ndikim negativ në zbatim të planifikimit të propozuar”, tha gjyqtari.

Gjyqtari ka theksuar se në momentin që merr këtë planifikim nga ZPS-ja do të marrë vendim nëse do të ia jep mbrojtjes së të akuzuarve dhe atij të viktimave.

Go to TOP