Vazhdojnë punimet në ndërtimin e aneksit të shkollës “Naim Frashëri”

Shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Naim Frashëri” në qytet po i shtohen edhe katër dhoma të reja mësimi. Punimet në ndërtimin e këtij aneksi po vazhdojnë me intensitet të lartë, ku deri më 1 shtator pritet të jenë gati për mësim. 

Për shkak të mungesës së hapësirës, në këtë objekt shkollor tash për tash mësimi është duke u zhvilluar me tri ndërrime, ndërkohë që me ndërtimin e këtij aneksi, po krijohen hapësira të reja që e mundësojnë zhvillimin e mësimit me vetëm dy ndërrime. 

Krahas këtij projekti që financohet me buxhet komunal, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është duke e ndërtuar edhe sallën e re të sporteve për këtë shkollë, ku do të mundësohen kushte shumë më të mira për nxënësit dhe stafin për realizimin e orëve të edukatës sportive. /Kosova.info/

Go to TOP