Vala e të nxehtit në Mesdhe dhe Egje, temperaturat deri në 42 gradë

Një valë e të nxehtit që do të zgjasë deri të premten, ka prekur Greqinë dhe Turqinë. Në Greqi shkollat fillore nuk do të punojnë të mërkurën dhe të enjten, ndërsa autoritetet turke kanë thënë se temperaturat aktuale janë për 8 deri 12 gradë celsius më të larta se temperaturat e zakonshme për këtë periudhë.

Greqia dhe Turqia janë prekur nga një valë e të nxehtit ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se ditët në vijim, temperaturat do të mbërrijnë deri në 42 gradë celsius. Autoritetet greke kanë dhënë paralajmërimin e shkallës më të lartë për të nxehtin.

Ministria greke e punëve të brendshme ka lëshuar një qarkore ku ka udhëzuar nëpunësit civilë që kanë me problem shëndetësore të punojnë nga shtëpia. Udhëzimi vlen deri të enjten kur pritet që kjo valë ekstreme e të nxehtit të nisë të zbutet. Shkollat fillore në Athinë por edhe në pjesët tjera të vendit do të mbyllen të mërkurën dhe të enjtën për t’i mbrojtur nxënësit dhe mësimdhënësit dhe personelin tjetër.

Ndërsa autoritetet turke kanë thënë se temperaturat janë për 8 deri në 12 gradë celsius më të larta se ato mesatare për periudhën aktuale. Brigjet perëndimore por edhe ato jugore tanimë janë prekur nga kjo valë ndërsa zhiva në thermometer po vazhdon të ngrihet.

Një fshat pushimore në resorin Olympos në Kumluxha të Antalias është përfshirë nga flakët ndërsa shumica e shtëpive të ndërtuara nga masa drunore janë djegur brenda disa orësh. /rtk/

Go to TOP