Vajzat e Kosovës të gatshme për Kampusin Ndërkombëtar në Francë

Delegacioni i Kosovës i përbërë nga pesë lojtare, një trajnere, një gjyqtare, Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku si dhe Menaxherja e Projekteve Edita Medunjanin janë nisur drejt Bordeaux në Francë ku do të marrin pjesë në kampusin ndërkombëtar në kuadër të projektit PROMISE.

“Ky kampus do të mbledhë përfaqësueset nga të gjitha shtetet partnere: Bullgaria, Spanja, Franca, Irlanda dhe Portugalia. Gjatë këtij eventi, pjesëmarrëset do të kenë mundësinë të angazhohen në aktivitete të ndryshme, përfshirë ligjërata të mbajtura nga ekspertë të njohur, ndeshje konkurruese dhe vizita në eventin 3×3 Ëomen’s Series”, thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Kampusi ndërkombëtar sipas këtij njoftimi, është pjesë e projektit PROMISE, i cili ka për qëllim promovimin e përfshirjes dhe pjesëmarrjes së vajzave dhe grave në basketboll në të gjitha nivelet e përgjegjësive. Ky projekt ndërkombëtar përfshin shtatë institucione nga gjashtë vende: Spanja, Irlanda, Kosova, Portugalia, Franca dhe Bullgaria.

Federata e Basketbollit të Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar në mbështetjen dhe promovimin e basketbollit të femrave, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin profesional dhe personal të lojtareve, trajnerëve dhe gjyqtarëve.

Go to TOP