Ushtari i zhdukur i UÇK-së do të rivarroset në Lubavec, mbetjet iu gjetën në veri

Luftëtari i UÇK-së, Remzi Maksuti, do të kthehet për të pushuar në tokën për të cilën ra heroikisht në betejën e 28 majit të vitit 1999 në Lubavec të Skenderajt.

Pasi e vranë, serbët e tërhoqën dhe që nga ajo kohë ai u konsiderua i zhdukur.

Mbetjet e tij mortore janë gjetur te varrezat e myslimanëve në veri të Mitrovicës.

Në njoftimin e familjes Maksuti thuhet se rivarrimi do të bëhet të hënën e 28 qershorit, në ora 15:00, në varrezat e dëshmorëve të fshatit Lubavec.

Go to TOP