Urdhërohet tërheqja e Omeprazolit indian në Kosovë, shkak dyshimet për reaksione te pacientët prishtinas

Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale përmes një vendimi të marrë tri ditë më parë ka urdhëruar importuesin e ampulës Omeprazol 40mg, prodhim indian, që të bëjë tërheqjen e serisë të këtij ilaçi nga tregu kosovar.

Vendim ky që pason bazuar në dyshimet se ky medikament ka sjell reaksione tek disa pacientë gjatë javës së kaluar në kujdesin parësor të Prishtinës.

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të kryeqytetit e ka shtyrë që të raportojë për shkak të shpeshtësisë së rasteve.

Drejtori i këtij institucioni, Bujar Gashi tregon se kanë qenë tri raste brenda dy ditësh dhe kjo i ka shqetësuar. Si shkak i reaksioneve disa pacientë janë trajtuar në vendet ku e kanë marrë terapinë infuzive dhe një tjetër është dërguar në QKUK, por që tani është gjendje të mirë.

Megjithëse bari që aplikohet për problemet në luth kishte qenë i kombinuar edhe me terapi tjera në infuzion, tanimë janë marrë të gjitha mostrat e terapisë të vendosur në infuzion të cilat do të kontrollohen në laboratorin e Kontrollit të Cilësisë në AKPPM-së.

Aktualisht QKMF-ja në Prishtinë ka tërhequr nga përdorimi Omeprezolin me të cilën është furnizuar nga Ministria e Shëndetësisë, dhe ampulën B-Complex e blerë nga komuna.

Go to TOP