United të gatshëm ta vijojnë bashkëpunimin me Rashford dhe Dalot

Manchester United janë të gatshëm të rinovojnë kontratën e Marcus Rashford dhe Diogo Dalot.
United ka besim se do të lidhë Rashford dhe Dalot me kontrata të reja.

Sipas raportimit të ’90min’, ‘Djajtë e Kuq’ mendojnë se do të jetë në gjendje të zgjasin kontratat e Marcus Rashford dhe Diogo Dalot pasi i kanë lënë përshtypje menaxherit, Erik ten Hag.

Ata tashmë kanë nisur negociatat me të dy dhe shpresojnë se do të ketë një përparim.

Kujtojmë që të dy lojtarët e përmendur më lartë kanë kontratë me gjigantin anglez deri në vitin 2023.

Go to TOP