Ulutash pret zëvendëskomandantin e Korpusit të NATO-s, flasin për sigurinë
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka pritur në takim zëvendëskomandantin e Korpusit të Dislokimit të Shpejtë të NATO-s në Itali, Dominic Biddick.
Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit kanë biseduar për situatën e sigurisë në rajon.
“Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, mirëpriti gjeneralmajor Dominic Biddick, zëvendëskomandant i Korpusit të Dislokimit të Shpejtë i NATO-s – Itali. Takimi u përqendrua në situatën e sigurisë në rajon dhe gjeneralmajor Ulutash rikonfirmoi përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, ka njoftuar KFOR-i. /Kosova.info/
