Ulutash pret ministrin grek të Mbrojtjes, diskutohet situata e sigurisë

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka pritur sot në takim, ministrin e Mbrojtjes së Greqisë, Nikolaos Dendias.

Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit, Ulutash ka ofruar informacion mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet në vazhdim të KFOR-it dhe prioritetet e tij kryesore për të ardhmen

“Gjeneral Major Ulutaş gjithashtu shprehu vlerësimin e tij për kontributin afatgjatë të Greqisë në KFOR dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/


Go to TOP