Ulutas: Takimi me ambasadorë dhe shefat e misioneve rikonfirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë

Misioni i KFOR-it i ka pritur sot në takim ambasadorët dhe shefat e misioneve nga 28 vendet aleate dhe partnere që kontribuojnë me trupa ushtarak në KFOR për të ndarë pikëpamjet mbi përpjekjet e vazhdueshme drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë.

Diskutimi u fokusua në një sërë temash, duke përfshirë, ndër të tjera, aktivitetet aktuale të KFOR-it, bashkëpunimin e KFOR-it me komunitetin më të gjerë ndërkombëtar, perspektivat dhe sfidat për stabilitetin rajonal.

Komandant i KFOR-it, Özkan Ulutas, tha se takimi që patën isshte produktiv.

“Takimi rikonfirmoi përkushtimin tonë të gjatë dhe kolektiv për sigurinë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal”, tha Ulutas.

Go to TOP