Ukraina shkatërron 9 helikopterë rusë në Berdyanskun e pushtuar
Ushtria ukrainase tha se forcat e saj shkatërruan nëntë helikopterë rusë, një sistem të mbrojtjes ajrore dhe një depo municionesh, në një sulm të martën të forcave speciale në territorin e pushtuar nga Rusia.
Misioni, i quajtur “Operacioni Dragonfly” nga forcat speciale ukrainase, goditi fushat ajrore në Berdanysk dhe Luhansk, thanë Forcat Speciale në një postim në Telegram të martën.
Forcat Speciale thanë se goditën depon e municioneve në Berdyansk në orën 4 të mëngjesit me orën lokale, ndërsa zona e Luhansk u godit në orën 11:00.
Po ashtu u tha se kishin marrë informacione për vendndodhjen e fushave ajrore ruse në Berdyansk të pushtuar, raporton UPI.
